Malësia e Bujanocit të dielën me "Takimin e Vendlindjes "“ Zarbica 2014"
Lokale

Malësia e Bujanocit të dielën me "Takimin e Vendlindjes "“ Zarbica 2014"

02.Aug.2014 14:18
0
Këshilli organizues përmes njoftimit për opinion fton banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit që të marrin pjesë në manifestimin tradicional "Takimi i Vendlindjes "“ Zarbica 2014".

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në manifestim i cili do të mbahet të dielën (3 gusht) në fshatin Zarbicë në vendin e quajtur ‘Te Xhamia’. Manifestimi fillon në orën 10h. Kontributi dhe pjesëmarrja juaj bënë që manifestimi të jetë i suksesshëm dhe më madhështor”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton Titulli.

Në agjendën e manifestimit “Takimi i Vendlindjes – Zarbica 2014”, përveç banorëve të Malësisë që jetojnë në fshatrat e kësaj pjese të komunës së Bujanocit, pritet të marrin pjesë edhe shqiptarët nga këto treva që nga paslufta janë shpërngulur në Kosovë, sidomos në rajonin e Gjilanit.

Për këta qytetarë Këshilli organizues ka siguruar transport falas me autobusë nga stacioni i Gjilanit, me orar të nisjes në orën 8h.

Në programin e manifestimit janë paraparë: Fjalime, këngë, valle, gara sportive, vizitë shtëpive të braktisura, vizitë varrezave të të parëve dhe aktivitete tjera./Titulli.com/

Gazetari e shkrimtari nga Lugina: St.Martin, ishulli në Karaibe me të gjitha stinët verë (foto)
Edhe sot pritje të gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration